Si asnjë herë më parë në DWTS, sonte po kërcehen valle popullore shqiptare, në sajë të festave të nëntorit, për pavarësinë e për çlirimin e Shqipërisë.

Çifti Arbër Çepani dhe Erisa sollën në DWTS vallen e shqipeve, por pavarësisht punës që kanë bërë, kritikat e jurisë nuk munguan për Arbrin, për të cilin u tha se nuk ishte në sinkron me muzikën.

Lili Cingu:Të hapesh krahët është simbol i vendit tonë, është e bukur kur një amator si ju e kërcen me përkushtim.

Dalina Buzi: Përkushtimi ishte aty por mendoj që ti je burri i binzesit por duhet të ishe burri I pushkës në këtë valle. Në fund në disa vende fillove e humbe

Kledi Kadiu: Është shumë e vështirë, përkushtimi ka qenë, kishte dhe shumë gabime në sink, edhe ekuilibri të ndihmoi Erisa në fund fare.

Valbona Selimllari: Ky është nga kërcimet që më bën të qaj nga emocionet. Është hera e parë që e shoh Arbrin të mos ketë lidhje me ritmin.

Armand Peza: Kur hyre, hyre me alla passo doble, më zhgënjeve.

Dalina Buzi: 6 pikë, Armand Peza:6 pikë, Lili Cingu: 9 pikë, Kledi Kadiu: 6 pikë, Valbona Selimllari: 7 pikë. Në total 34 pikë.

Për të gjithë që duan ta mbajnë në garë Arbër Çepanin duhet të dërgojnë mesazh me kodin VIP 4 në numrat që jepen në ekranin e Top Channel.

Këtë mbrëmje kërcimet e DWTS janë të gjitha valle me muzikë shqip, si një dedikim për festat e nëntorit. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ndryshe nga netët e tjera sonte nuk do të ketë eleminime, megjithatë televotimi është i hapur dhe pesha e votës së publikut ndikon në garë më shumë se netët e tjera.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel