Një tjetër ish-madrilen në orbitën e Olympiacos, i bashkohet Marcelos në Greqi

14/09/2022 14:06

Olympiacos nuk njeh kufi. Pasi zyrtarizuan një goditje të madhe si ajo e Marcelos, klubi grek ka arritur marrëveshjen me Al Rayyan për huazimin e James Rodriguez.

Kolumbiani u transferua në vitin 2021 në Katar për t’i dhënë fund aventurës në Europë. Me klubin e Al Rayyan, Rodriguez ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024 dhe fiton një pagë prej 6 milion euro.

Eksperienca e re në Katar nuk ka qenë ashtu siç pritej pasi, mesfushori në total ka luajtur vetëm 12 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

Media greke po ashtu edhe gazetari Fabrizo Romano bëjnë të ditur se marrëveshja është arritur midis dy klubeve dhe se testet mjekësore janë planifikuar për t’u zhvilluar së shpejti. Sipas SuperSport afati kalimtar i transferimeve në Greqi përfundon ditën e enjte dhe brenda afatit kohor Rodrigez pritet të zyrtarizohet si transferimi i fundit në merkato për Olympiacos.

31-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi kolumbiani ka qenë pjesë e Porto, Monaco, Real Madrid, Bayern Munich, Everton dhe së fundi Al Rayyan. Fansat e Olympiacos janë gati për t’i rezervuar Rodriguez një pritje spektakolare dhe të zjarrtë, njëjtë sikur tifozët mbushën stadiumin në prezantimin e Marcelos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA