Vetëm katër futbollistë e kanë arritur përpara tij, Harry Kane i bashkohet listës së veçantë të fituesve të Topit të Artë

27/10/2026 11:21

Harry Kane ka hyrë në një grup të veçantë të historisë së futbollit, duke u bërë lojtari i pestë që fiton Topin e Artë dhe Këpucën e Artë europiane në të njëjtin sezon.

Sulmuesi anglez i bashkohet kështu një liste elitare, ku bëjnë pjesë disa prej emrave më të mëdhenj që ka njohur futbolli. Përpara Kane, këtë arritje e kanë realizuar Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazário dhe Gerd Müller.

Lionel Messi kryeson këtë listë me tre raste, ndërsa Cristiano Ronaldo e ka arritur këtë sukses dy herë. Në këtë grup bëjnë pjesë gjithashtu braziliani Ronaldo “Fenomeni”, dhe legjenda gjermane Gerd Müller.

Ky kombinim çmimesh përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme individuale, pasi bashkon vlerësimin për futbollistin më të mirë të vitit me çmimin që nderon golashënuesin më të mirë në kampionatet europiane.

Për Kane, ky sukses përbën një tjetër moment të rëndësishëm në karrierë dhe e vendos mes sulmuesve që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit botëror.

Top Channel