Como vazhdon të përjetojë një moment shumë të mirë. Këtë radhë skuadra e Cesc Fabregas arriti të mposhtë në transfertë Torinon e Ardian Ismajlit duke e mundur me përmbysje në rezultat 3-1. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte titullar në këtë përballje, por nuk ia doli dot të ndihmojë skuadrën e tij të ndalë Comon.

Në fakt pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Torinos që shënoi që në minutën e 9 me Adams, një gol që erdhi vetëm pak minuta pas atij që iu anulua për pozicion jashtë loje Douvikas për Como.

Në pjesën e dytë erdhi edhe përmbysja e rezultatit nga ana e Comos. Në fakt gjithçka ndodhi në 10 minutat e fundit kur të besuarit e Fabregas barazuan në minutën e 81 me Ramon që shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Nico Paz.

Vetëm 6 minuta më vonë vetë argjentinasi shënoi golin që përmbysi gjithçka duke e çuar rezultatin në 2-1 për skuadrën e Comos, ndërsa në minutat shtesë, Baturina iu bashkua festës duke vulosur fitoren 3-1 të Comos që shkon në 20 pikë në vendin e katërt, ndërsa Torino mbetet me 13 pikë.

Top Channel