Roma dhe Cagliari i dhanë jetë një ndeshjeje të ndezur dhe argëtuese në Olimpico, por ajo që mori maksimumin ishte skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini që arriti të fitojë me rezultatin 4-2 duke ruajtur pathyeshmërinë e saj.

Emocionet ishin të shumta që në pjesën e parë të ndeshjes ku ishte Cagliari ai që mori avantazhin në rezultat me golin e shënuar nga Nzola që ekzekutoi saktë një 11 metërsh. Por Roma reagoi shumë shpejt teksa në minutën e 15 barazoi shifrat në 1-1 me Lulli. Nuk kaloi shumë kohë, vetëm 6 minuta dhe verdhekuqtë përmbysën gjithçka, këtë radhë me Nicolo Pisilli që e çoi rezultatin në 2-1 për skuadrën e Gasperinit. Në anën tjetër skuadra sarde kërkoi të reagojë dhe pati mundësi për të shënuar golin e barazimit, por në fund skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-1 të Romës.

Në pjesën e dytë edhe pse Roma u duk më kërkuese, por linte hapësira në mbrojtje dhe në minutën e 81 u ndëshkua nga Cagliari që barazoi shifrat në 2-2 me golin e Daniel Maldinit i sapoaktivizuar në fushën e lojës. Minutat e mbetura ishin të ndezura, pasi Roma reagoi dhe kërkoi golin e tretë që e gjeti me Rodrigo Mora që shënoi me një gjuajtje me kokë në minutën e 84 me verdhëekuqtë që morën kryesimin 3-2. Nuk mund të mungonte në këtë sfidë Donyell Mallen që vetëm 1 minutë më vonë shënoi golin e katërt për Romën për të fiksuar fitoren 4-2 të verdhekuqve të cilët i afrohen në 1 pikë Interit në këtë moment.

Top Channel