‘Fraza ime, e pavend’/Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës. Edhe La Liga i del kundër francezit
Në fund fitoi ai, futbollisti më pak i përfolur nga të gjithë. Harry Kane ngriti trofeun e Topit të Artë për vitin 2026. Triumfoi në moshën 33 vjeçare pas një sezoni rekord me 73 gola të shënuar në total që i dhuroi edhe Këpucën e Artë.
Sezonin e kaluar, qendërsulmuesi e mbylli në vendin e tretë Botërorin me Anglinë e tij por më parë kishte fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë me fanellën e Bayernit të Mynihut. Një sezon për t\u vënë në kornizë, ky i Uraganit Kane që kulmoi me titullin më të lakmuar individual, pak edhe për karrierën e tij. Ai që doli duarbosh edhe një herë ishte Kylian Mbappe i renditur në vendin e dytë. Shkalla më e ulët e podiumit iu rezervua fenomenit 19 vjeçar, Lamine Yamal që u ngushëllua me trofeun e futbollistit të ri më të mirë.
Edicioni i 70 i Topit të Artë përmbysi hierarkitë e futbollit botëror dhe disa bindje që ishin mbartur prej vitesh. Koncepti sipas të cilit futbollisti më i fortë në botë fiton automatikisht Topin e Artë tashmë është lënë pas. Kjo është parë në vitet e fundit, fillimisht me Rodrin e më pas me Dembele, kështu që mund të konsiderohet e mbyllur epoka e ‘narrativave në favor të dikujt’; shumë të përmendurit Mbappe e Yamal do të duhet të presin të paktën edhe 365 ditë për të fituar titullin e tyre të parë të madh individual në karrierën e tij. Po kështu u sfumua edhe shansi i fundit për sukses i Lionel Messit, që zhvilloi një Botëror të jashtëzakonshëm që e humbi vetëm në finale ndaj Spanjës.
Por ai që ‘u vodh’ vërtet në mbrëmjen e së hënës ishte Khvicha Kvaratskhelia. Vendi i 6 i gjeorgjianit nuk ishte i drejtë për një futbollist që ishte në gjendje që të udhëhiqte PSG drejt fitores së titullit të dytë radhazi në Ligën e Kampioneve, por që nuk mori pjesë në Botëror. Tjetër ‘vjedhje’, nëse mund të quhet kështu, është edhe vendi i 10 për Fabian Ruiz. Spanjolli nuk ka qenë kurrë në plan të parë, por viti i tij ishte praktikisht perfekt; Champions League, Ligue 1, Superkupa UEFA, Superkupa e Francës, Kupa e Francës me PSG dhe Botërori si titullar me Spanjën. E megjithatë këto nuk mjaftuan që ai të klasifikohet në pozicione më të larta. Edhe shoku i tij i skuadrës te La Roja, Lamine Yamal u desh të dorëzohej pavarësisht trofeve të fituar me Barcelonën, kjo për shkak të një paraqitjeje krejtësisht në hije gjatë Botërorit.
Gjithsesi, ndjesia është se ka fituar ai që e meritontë më shumë në një prej sezoneve, ku fituesi nuk ishte i qartë. Pas triumfit të Kane për Topin e Artë, lind edhe një pyetje: Çfarë duhet të bëjë një 27 vjeçar që është golashënuesi më i mirë në historinë e botërorëve? Bëhet fjalë sigurisht për Mbappe. Francezi nuk fitoi asgjë e Realin e Madridit e me Francën, por prania e tij në fushë e bën atë ndoshta futbollistin më të mirë në planet. Për të nuk do të jetë e lehtë të vazhdojë me këto ritme frenetike, por sigurisht që ai nuk do të ndalet tani. Ashtu sikurse edhe talenti spanjoll i Barcelonës. Të dy kanë nisur një sezon si alienë dhe vetëm koha do të tregojë se cili prej tyre do të fitojë i pari Topin e Artë, nëse do ta fitojnë.
Top Channel