Borussia Dortmund dhe Leipzig nuk gabuan në ndeshjet e tyre të raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë. Skuadra verdhezi arriti të kualifikohej për më tej pas fitores 3-2 në Signal Iduna Park Werder Bremen me rezultatin 3-2.

Guirassy dhe Chukwuemenka i dhanë avantazhin e dyfishtë Borussias së Dortmundit. Por Bremeni iu përgjigj me Fullkrug që shënoi një dygolësh në për të barazuar shifrat në 2-2. Ai që mendoi të shënojë golin e kualifikimit për Borussian e Dortmundit ishte Marcel Sabitzer që në minutën e 93 shënoi golin e fitores 3-2 të skuadrës së tij.

Leipzig nga ana e tij mundi Essen në transfertë 2-1 edhe pse e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë. Brume shënoi për skuadrën vendase, ndërkohë që Leipzig pa që Seiëald të ndëshkohej me karton të kuq në fundin e pjesës së parë. Gjithsesi Leipzig arriti të përmbysë gjithçka me dygolëshin e Baumgartner për të fituar ndeshjen 2-1 dhe për të kaluar në raundin e tretë.

U kualifikuan për më tej edhe Këlni që mundi Union Berlin 5-0, Eintrachti i Frankfurtit që fitoi 3-1 me Hamburgun, Augsburgu që mposhti Grossaspach 4-2, Borussia Moenchengladbach që iu imponua Karlsruhe 2-0.

Top Channel