Serie A/ Lazio dhuron spektakël, merr fitore tenistike ndaj Sassuolos dhe merr kreun e vetme
Granit Xhaka do të kthehet të mbajë rolin e kapitenit të kombëtares zvicerane, pasi mungoi në 4 ndeshjet e zhvilluara në Nations League në periudhën shtator-tetor pasi pranoi se kishte përdorur çertifikata false të vaksinës kundër Covid.
Po kështu edhe Embolo, që pati një rast të ngjashëm, është gati të kthehet në kombëtaren helvete për dy ndeshjet e muajit nëntor. Lajmi u konfirmua nga Federata Zvicerane e Futbollit përmes një komunikate për shtyp.
‘Jemi të lumtur që do të mund të bëjmë grumbullimin pa kufizime për ndeshjet e muajit nëntor-tha trajneri i Zvicrës, Murat Yakin. Sipas Federatës Zvicerane, trajneri dhe futbollistët e tjerë u shprehën në unanimitet në favor të konfirmimit të Xhakës në rolin e kapitenit.
Këtë muaj, Xhaka zbuloi se ka marrë një dënim me kusht për një periudhë 2 vjeçare pasi u pajis me çertifikatë vaksinimi false në 2022. Futbollisti i desh të mbulojë shpenzimet për procesin dhe u gjobit me 150 mijë franga zvicerane, ekzekutimi i së cilës ka mbetur pezull.
Top Channel