Florentino Perez është përqendruar te rinovimi me Karim Benzema. Sulmuesi francez ka shkëlqyer këtë sezon, gjatë së cilit fitoi titullin kampion, Superkupën e Spanjës dhe Champions League.
34-vjeçari shënoi 44 gola në sezonin e fundit, dhe është kandidati kryesor për fitimin e “Topit të Artë”. Me Realin ka edhe një vit kontratë, por presidenti dëshiron të rinovojë me të deri në 2024.
Më pas Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez cilësohet si pasardhësi perfekt i Benzema. 21-vjeçari u transferua te Manchester City, që pagoi 60 milionë euro në arkat e Borussia Dortmund.
Haaland firmosi deri në vitin 2027 me kampionët e Anglisë, por në akordin mes palëve është përfshirë klauzola e shitjes së tij në vitin 2024 për 150 milionë euro.
Pas dy vitesh, bomberi viking do të vendosë vetë nëse do të vijojë qëndrimin në Premier League apo do të largohet, me Realin që nuk do e ketë problem të paguajë klauzolën.
Top Channel