49-vjeçari i cili u plagos me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë ka ndërruar jetë në spital.

49-vjeçari Kreshnik Cara u plagos me thikë pas një konflikti pranë shkollës Petro Nini.
Ndërkohë autori 50-vjeçar Toni Nake është arrestuar nga policia pas ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital.

 

Top Channel