U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
Një 49-vjeçar, Kreshnik Cara është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Sipas burimeve nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, plagosja me thikë ka ndodhur pranë shkollës “Petro Nini’.
I plagosuri ka marrë plagë në zonën e barkut dhe ndodhet në spital. Ai ka hyrë në sallën e operacionit, ndërkohë autori Toni Nake është vënë në pranga.
Tiranë
Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.
I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel