“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”/ Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit. Çaushi: Sa të paguajnë?

23/09/2026 18:50

Aktivistja Arvina Lleshi i ka zënë pritë jashtë zyrave të Kuvendit deputetes së PS, Zegjine Çaushi.

Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Lleshi i drejtohet deputetes me një këngë të bërë nga protestuesit, ndërsa kjo e fundit e akuzon se po ul figurën e një femre.

Debati-

Arvina Lleshi: Përshëndetje Zegjine. E ke dëgjuar atë këngën: ‘Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkoll që të mësosh!’.

Zegjine Çaushi: Po si nuk të vjen zor?!

Arvina Lleshi: Fare s’më vjen!

Zegjine Çaushi: Si s’ke turp?!

Arvina Lleshi: As nuk më vjen zor fare!

Zegjine Çaushi: Je femër moj! Një femër ndjek nga mbrapa një femër.

Arvina Lleshi: Nuk të ndoqa mbrapa, më dole para.

Zegjine Çaushi: Ke 20 sekonda që po pret.

Arvina Lleshi: Absolutisht jo!

Zegjine Çaushi: Turp të të vijë!

Arvina Lleshi: Turp të të vijë ty që je bashkuar me një qeveri kriminale. Turp të të vijë ty që nuk përfaqëson interesat e popullit.

Zegjine Çaushi: Moj, kë përfaqëson ti?!

Arvina Lleshi: Unë përfaqësoj vetëm veten time.

Zegjine Çaushi: Sa të paguajnë?

Arvina Lleshi: Askush nuk më paguan.

Zegjine Çaushi: Si s’të vjen zor moj?! Kap njerëzit rrugës.

Arvina Lleshi: Po të kap si deputete.

Zegjine Çaushi: Je femër dhe po ul figurën e një femre. Turp të të vijë!

Arvina Lleshi: Figurën e femrës e keni ulur ju që jeni përfaqësimi më i keq i një populli. Turp t’ju vijë!

 

View this post on Instagram

 

Top Channel