“Kisha hajdutë në shtëpi, një ka vdekur”/ Vrasja e shqiptarit që hyri të vidhte një banesë në Itali, publikohet telefonata e pronarit me policinë
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe kalimit të paligjshëm të emigrantëve janë arrestuar në Rusi dhe Itali, pas një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe homologëve të saj në këto vende.
Operacioni i koduar “The Wanted” u zhvillua në dy faza, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit operacional mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe strukturave partnere ndërkombëtare.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë:
Shpëtim Aliu, 51 vjeç, i kapur në Rusi. Për të, në qershor të vitit 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Alok Mittra, 47 vjeç, i arrestuar në Itali. Ai ishte dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 15 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve, 47-vjeçari Alok Mittra dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që gjatë viteve 2023-2024 organizoi kalimin e paligjshëm të kufirit për rreth 253 shtetas nga Bangladeshi, kundrejt përfitimeve financiare.
Hetimet kanë zbuluar se shtetasit e huaj silleshin në Shqipëri nga Dubai dhe pajiseshin me kontrata pune fiktive për të siguruar leje qëndrimi. Pas marrjes së dokumenteve, ata tentonin të udhëtonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Top Channel