Jurgen Klopp dhe Liverpool janë shumë pranë një rekordi në këtë sezon.

Gjermani dhe klubi anglez kanë fituar dy finalet e para sezonale, EFL Cup dhe FA Cup, dy finale të fituara përballë Chelsea, ndërsa janë në lojë për dy të tjerë. UEFA Champions League dhe Premier League.

Verdiktin në “ishull”, Liverpool do ta mësojë këtë fundjavë, pasi diferenca me Manchester City-n është një pikë, ndërsa më 28 maj, luhet akti më i rëndësishëm, në Paris përballë Real Madrid-it.

Pavarësisht dy “finaleve”, Klopp është në historinë e klubit anglez. Kjo për faktin se ai është zyrtarisht, i vetmi trajner i Liverpool që me “The Reds” ka fituar gjithçka me këtë klub.

Gjithçka nisi në sezonin 2018-2019, me trofeun e Champions League dhe Klopp do të kërkojë të dytin personal në këtë edicion. Më pas Superkupa Europiane, Kupa e Botës për Klube, për t’u rikthyer në “ishull” me, Premier League në sezonin 2019-2020 dhe dy trofetë e këtij edicioni, FA Cup dhe EFL Cup.

Në total, gjashtë trofe në 379 ndeshje, nga 8 tetori i vitit 2015 dhe numëron, 233 fitore, 86 barazime dhe 60 humbje./supersport 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA