Video/ Shpërthim në rafinerinë më të madhe të naftës në Teksas, tymi mbulon zonën industriale
Është mbyllur me barazim pa gola ndeshja mes Vllanzisë dhe Partizanit, ndërsa ishin “të kuqtë” ata që diktuan ritmin e kësaj përballjeje.
Pjesa e parë foli më shumë për skuadrën e Partizanit, që mundën të godisnin portën e kundërshtarit që në minutën e 8’ me Skukën, por më pas u sinjalizua për pozicion jashtë lojë. Më pas nga të dyja skuadrat do të kërkohej rruga drejt rrjetës, por pa sukses, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazim pa gola.
Edhe në fraksionin e dytë “të kuqtë” e kryeqytetit do të diktonin ritmin e lojës dhe do të kërkonin në disa raste të gjenin golin, por fati nuk ishte me ta. Nga shkodranët kërkuan të përgjigjeshin, por ishin të pakta rastet kur Alban Hoxha u gjend në situatë të vështirë.
Pas raundit të 30-të Partizani vijon të jetë në vend të katërt me 43 pikë, dy më pak se Kukësi i vendit të tretë, por me “verilindorët” që kanë një ndeshje më pak dhe që do e luajnë sot në orën 20:00, në përballjen ndaj Laçit. Teksa Vllaznia mban vendin e pestë me një pikë më pak se kryeqytetasit.
Vllaznia-Partizani (0-0)
Abissnet Superiore java e 30-të
85’-Mustedanagic kërkon të gjejë rrugën drejt rrjetës, por gabon në momentin e fundit dhe e dërgon topin mbi portë.
84’-Tedi Cara rrezikon portën e Zogovic, por portieri i Vllaznisë reagon mjaft mirë dhe e ndal, më pas sinjalizohet për pozicion jashtë loje.
74’-Zëvendësim te Partizani, del nga fusha e lojës Xhuljano Skuka, vendin e tij e merr Tedi Cara.
69’-Matondo godet nga distanca dhe kërkon golin, por e dërgon topin shumë lart mbi portë.
63’-Skuka përpiqet të gjejë golin, por goditja e tij ndalet nga Zogovic.
55’-Bitri tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës me një goditje qendrore me kokë, por ndalet nga Zogovic.
52’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Skukës, dënohet me karton të verdhë Djurdjevic dhe humbet sfidën e radhës, atë ndaj Skënderbeut.
Zëvendësim te Vllaznia në fillim të pjesës së dytë, Djurdjevic merr vendin e Krujës.
Nis pjesa e dytë e Vllaznia-Partizani në “Loro Boriçi”
Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë e Vllaznia-Partizani.
43’-Partizani humbet një super mundësi pranë portës së Zogovic, Rrapaj tenton të godasë portën, por ndërsa nuk ia arrin e dërgon topin te Murataj, por as ky i fundit nuk e dërgon dot topin në rrjetë.
40’-Përplasen Liridon Latifi me Albion Markun, ndalet për pak momente loja, pasi nevojitet ndihma mjekësore.
13′ Vllaznia ka shansin e artë me Adilin, por goditja me kokë e mbrojtësit gjen vetëm rrjetën e jashtme
8′ Partizani gjen golin me anë të Skukës, por në fund aksioni vlerësohet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje
1′ Starton ndeshja në Loro Boriçi, Vllaznia pret Partizanin
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj, Latifi, Aralica
Trajner: Elvis Plori
Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Mala, Stenio Jr, Skuka
Trajner: Dritan Mehmeti
Top Channel