Kthehet Interi i çmendur, përmbysja shndërrohet në markën e Cristian Chivut
Një derbi është pasional dhe gjithnjë poliedrik, por është e paevitueshme ta mishërosh atë të dy yjet protagonistë te tij. Dhe ata që secili për motivet e tij, do të ndjejnë sytë e të gjithë botës di të jenë Julian Alvarez dhe Kylian Mbappe. Dy pole të kundërt. I pari kërkon të rifitojë zemrën e tifozerisë, i dyti ëndërron Topin e Artë. Të dy lojtarët duan të jenë heroi vendimtar i një ndeshjeje që do të paralizojë kryeqytetin spanjoll.
Vëmendja më e madhe në Metropolitano do të jetë mbi sulmuesin argjentinas, por duhet parë nëse ai do të jetë titullar apo do ta nisë nga stoli këtë ndeshje. Alvarez pasi humbi 2 ndeshjet e fundit për probleme fizike, ka punuar shumë në stërvitjet e fundit për të qenë në derbi, në atë që do të ishte një rikthim në stadium pas gati një muaj pas atij takimi të parë, ndeshjen me Villarreal që ishte me një tension të lartë për sulmuesin.
Simeone, që kërkon të riintegrojë Alvarez, nuk e konfirmoi në konferencën për shtyp nëse argjentinasi do të jetë titullar apo do të hyjë në fushë në pjesën e dytë, por ai kthehet në skuadër. Është një ndër të panjohurat e formacionit të trajnerit të Los Colchoneros, pasi konkurrenca direkte e Alvarez e ka emrin Jonathan David që ka shënuar 2 gola në dy ndeshje. Por, pavarësisht nëse Alvarez do të jetë apo jo titullar, ky derbi do të jetë një moment kyç për sulmuesin. Do të jetë një ndeshje e ndezur në fushë dhe tribuna dhe një lojë e mirë dhe vendimtare e tij do të përbënte një hap drejt pajtimit.
Ndërsa në krahun tjetër, nuk ka dyshime për Mbappe. Titullar i padiskutueshëm, në një formë të mirë(8 gola në 7 ndeshje edhe pse dy ndeshjet e vetme që mbeti thatë me Espanoyl e Betis ishin në transfertë) dhe në një ndeshje që është nga ato që të afrojnë me Topin e Artë. Një gol vendimtar në Metropolitane është një medalje që ende nuk e ka vënë në qafë. Vetëm një vizitë e tij me çmimin e golashënuesit më të mirë, ajo e vitit të kaluar por që u mbyll me humbjen 5-2 që e tronditi projektin e Xabi Alonsos
Por në atë kohë struktura ofensive e Realit te Madridit nuk ishte kolauduar. Kurse tani me Mourinhon, Kylian, Bellingham dhe Vinicius po përshtaten më mirë përsa i përket ndarjes së funksioneve të tyre. Po kështu, edhe pjesa e katërt e arsenalit që ‘vallëzon’ në krahun e djathtë. Portugezi është mes Guler që është partneri i përzgjedhur i Mbappe dhe Diomande për të tentuar shembjen e murit mbrojtës të Atletico Madrid.
Shumë fytyra, si ato të Julián Alvarez dhe Kylian Mbappe, në një derbi që premton shumë më tepër se tri pikë. Të mos e harrojmë: ky është një duel që mund të hapë një hendek të rrezikshëm në renditje mes dy rivalëve. Dhe jemi vetëm në shtator.
Top Channel