Premier League/ Brighton ndëshkon Arsenalin, kampionët pësojnë humbjen e parë, ndalet edhe Hull City
Goli që shënoi ndaj Arsenalit në sfidën e Kupës së Ligës, bëri të mendohet se trajneri i Ipswichit, Gary O’Neil do të fillonte t’i jepte minuta Anis Mehmetit edhe në Premier League.
Por në fakt të gjithë mbetën të zhgënjyer pasi mesfushori i kombëtares shqiptare që ka marrë edhe ftesën e trajnerit Maran për ndeshjet e Nations League është lënë sërish jashtë skuadre në sfidën e radhës së Premier League me Evertonin në Liverpool.
Një vendim i pakuptimtë ky i trajnerit të Ipswich që edhe pse Anis Mehmeti po shfaqet në një formë mjaft të mirë që u pa edhe në përballjen me Arsenalin ku gjeti edhe rrugën e rrjetës, ai nuk po i jep minutat që mesfushori i talentuar kuqezi që meriton.
Gjithsesi përsa i përket ndeshjes, Evertoni e fitoi atë me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Thierno Barry që në minutën e 11 me Everton që shkon në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Ipswich mbetet me 6 pikë.
Top Channel