Ishte njeriu i Interit në Olimpico, Lautaro Martinez: Pjesa e parë për t’u harruar, por erdhi reagimi dhe një pikë e vlefshme
Roma dhe Inter u bënë protagoniste të një ndeshjeje spektakolare në supersfidën e javës së 5 të Serie A, një sfidë që gjithsesi nuk solli fitues. Në Olimpico verdhekuqtë dhe zikaltrit e mbyllën 90 minutëshin me barazimin 2-2 duke marrë nga një pikë secila me të dyja skuadrat që shkojnë në kuotën e 13 pikëve.
Roma ishte superiore ndaj Interit në pjesën e parë të cilën e mbylli me avantazhin 2-0. Kone ishte protagonistiu absolut për verdhekuqtë e drejtuar nga Gian Piero Gasperini teksa ishte autori i të dy golave. Fillimisht Kone shënoi që në minutën e 6 dhe më pas ai arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 37 një gol që fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por që u konfirmua më pas nga sistemi VAR. Ishte një gol që erdhi pas disa rasteve të pastra të Interit me Bisseck, Lautaro Martines dhe Bastoni me këtë të fundit që goditi shtyllën.
Megjithatë në fillimin e pjesës së dytë, Interi arriti të shkurtojë diferencën në 2-1 me Lautaro Martinez që shfrytëzoi në maksimum një asist të Thuram. Interi tregoi edhe njëherë se është një skuadër që nuk demoralizohet lehtë dhe në minutën e 80 zikaltrit barazuan shifrat në 2-2 ku edhe këtë radhë ishte kapiteni Lautaro Martinez ai që shënoi, një gol që erdhi pas një mrekullie të Svilar dhe një tramverse të vetë Lautaros.
Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më dhe rezultati mbeti 2-2 ndërkohë që edhe gjendja e të dyja skuadrave në klasifikim nuk ka ndryshuar me Romën që vazhdon të jetë në krye me golavarazh më të mirë se Inter
Top Channel