Gasperini pas barazimit me Interin: Ndeshje që na bën më të vetëdijshëm, por u treguam mendjemëdhenj
Tashmë konfirmohet se avantazhi 2-0 nuk mjafton për të mposhtur Interin. Zikaltrit treguan edhe njëherë se janë një skuadër që nuk thyhen lehtë dhe kjo u pa edhe në Olimpico në supersfidën ndaj Romës edhe pse nuk e çoi dot deri në fund përmbysjen e rezultatit dhe në fund u kënaq me 1 pikë të marrë.
Njeriu që e mori përdore skuadrën e Cristian Chivut ishte pikërisht kapiteni Lautaro Martinez i cili bëri që të harrohej pjesa e parë e dobët e kampionëve të Italisë.
‘Po, pjesa e parë ishte për t’u harruar krejt-pranoi Lautaro Martinez pas përfundimit të ndeshjes-nuk ishim në fushë dhe sjellja jonë nuk ishte ajo e duhura. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, por në ndeshje të tilla është e vështirë të përmbysësh rezultatin. Në Olimpico morëm një pikë të çmuar. Është çështje e përgatitjes së sfidave në mënyrë korrekte, ne e bëjmë këtë por duhet të rishohim fillimet e disa ndeshjeve’.
Top Channel