Një Romë si ajo që u pa ditën e shtunë ndaj Interit, ka lënë pak vend për qortime. Por kjo zgjati deri në fillimin e pjesës së dytë kur Lautaro Martinez shënoi golin e parë të zikaltërve duke iu dhënë krahë kampionëve të Italisë që fituan një forcë mentale që i udhëhoqi deri në barazimn 2-2.

Një moment, që solli në mendje golin e Broën në Ligën e Kampioneve të shënuar në minutën e 48, apo atë të Edersin në minutën e 47 në sfidën me Atalantën.

Me fjalë të tjera;  duket se Roma ka një problem përqendrimi në fillimin e pjesës së dytë. ‘Dy tregues përbëjnë provë’-tha Gasperini pas ndeshjes me Interin-3 gola të pësuar në 5 minutat e para të pjesës së dytë nuk janë rastësi, këtë radhë e pësuam në mënyrë sipërfaqësore dhe edhe pak për mendjemadhësi’

Por statistikat e verdhekuqve tregojnë se tendenca për të pësuar gol në 15 minutat e para të pjesës së dytë nuk është diçka e kohëve të fundit. Në sezonin 2025/26, në kampionat, Roma kishte pësuat 8 nga 28 golat në total ose 28.5% në 15 minutat e para të pjesës së dytë. Mes këtyre figurojnë dygolëshi i shpejtë i Lautaros dhe goli i Thuram në San Siro dhe goli i pësuar nga Strefezza në Parma. Përqindja u rrit më shumë duke marrë në konsideratë edhe Europa League, 4 nga 11 golat e pësuar, gjithnjë brenda 15 minutave të para në pjesën e dytë. 

Janë këto të dhëna që konfirmojnë një vështirësi konstante të Romës për të mbajtur lart tensionin edhe pas pushimit të ndeshjes. Një defekt për të cilin Gasperini dhe stafi i tij teknik do të duhet të punojnë për të vazhduar të besojnë te ëndrra për titullin në Serie A.

Top Channel