nteri i çmendur është kthyer. Zikaltrit edhe në Romë konfirmuan trendin e 4 ndeshjeve të fundit; e gjendur në disavantazhin 2-0, skuadra e drejtuar nga Chivu ka humbur vetëm ndaj Realit të Madridit në Santiago Bernabeu.

Me Napolin dhe Udinesen ka fituar, ndërsa ndaj Romës është ndalur në barazim. E gjithë kjo tregon për vetëdijen që ka skuadra se nuk është inferiore ndaj askujt, por edhe për qasjen pak më të butë seç duhet në fushë dhe me ndonjë mendjelehtësi në mbrojtje kur në krahun tjetër ka kundërshtarë të një niveli të mirë.

Një pikë mbi të cilën Chivu duhet të punojë. Por për momentin, trajneri rumun mund t’i gëzohet reagimit të futbollistëve të tij. Edhe për faktin se këto përmbysje po bëhen gjithnjë e më shumë një markë e tij dhe Interit të tij. Në fazën e dytë në kampionatin e kaluar në 4 raste është gjendur në disavantazhin e dy golave(ndaj Pisa, Como në Kupën e Italisë dhe kampionat dhe Bolognas në javën e fundit); bilanci flet për 3 fitore dhe 1 barazim. Duke shtuar edhe 4 rastet e këtij sezoni kemi 5 përmbysje rezultati të realizuara plotësisht, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Chivu e mori drejtimin e Interit kur e kishte moralin shumë poshtë pas një sezoni të mbyllur në mënyrë të tmerrshme. Duket paradoksale që tani pikërisht ana mentale dhe vetëdija janë bërë pika e fortë e kësaj skuadre që në këtë moment nuk duket e demoralizuar as në disavantazhin e 2 golave në fushën e një prej rivalëve më të akredituar në garën për titullin.

Top Channel