Barcelona nuk ndalet, Raphinha bën përmbysjen e madhe në “Sánchez-Pizjuán”
Roma dhe Inter i dhanë jetë një ndeshje të bukur dhe argëtuese në Olimpico por që nuk prodhoi fitues pasi përfundoi me barazimin 2-2.
Trajneri i verdhekuqve, Gian Piero Gasperini pas përfundimit të ndeshjes pohoi se ishte një ndeshje të cilën mund ta fitonte si Roma ashtu edhe Interi, por që skuadra e tij në momente të caktuara u tregua pak mendjemadhe.
‘Mendoj se ishte një ndeshje ku të dyja skuadrat mund të fitonin-tha Gasperini-goli në fillim të pjesës së dytë i dha energji Interit që është një skuadër e madhe, kurse ne hoqëm dorë. Është një ndeshje që duhet të na japë kënaqësi dhe të na bëjë të vetëdijshëm për gjendjen dhe cilësitë që po shfaqim, duhet të vijojmë në këtë linjë. Në pjesën e parë kishim hapësira të rëndësishme dhe sa herë niseshim në sulm ishin të rrezikshëm. Atletikisht jemi në një nivel të lartë, duhet të punojmë në vazhdimësinë e ndeshjeve dhe të përdorim të gjithë futbollistët pas pauzës. Tre gola të pësuar në 5 minutat e para të pjesës së dytë nuk janë rastësi, sot e pësuam në mënyrë sipërfaqësore dhe edhe pak me mendjemadhësi, por duhet të them se Roma ishte gjatë gjithë kohës në ndeshje dhe u përpoq gjatë gjithë kohës të fitojë
Trajneri i Romës e vijoi më tej analizën e tij për këtë ndeshje dhe mesazhin që Roma i jep kampionatit
‘Ndeshja ishte gjithë kohën e hapur. Çfarë mesazhi i japim kampionatit? Ne shohim veten tonë dhe jemi të vetëdijshëm se në disa situata ia dalim të jemi një skuadër e mirë-vijoi Gasperini-kemi një nivel të lartë, duhet të shohim vazhdimësinë gjatë ndeshjeve kur të përdorim të gjithë lojtarët. Patëm edhe një rast të shkëlqyr me Malen gjuajtja e të cilit ra në fytyrën e Martinez’.
Top Channel