Janë zhvilluar 3 ndeshjet e para të javës së pestë të Abissnet Superiore. Gjithçka nisi me sfidën e zhvilluar në Shkodër mes Vllaznisë dhe Teutës e fituar nga skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova me rezultatin 2-0, një sukses ky që e konfirmoi Teutën në krye të klasifikimit me 13 pikë.

Ndërsa Vllaznia vazhdon të jetë në një krizë të thellë teksa pas 5 javëve është në vendin e fundit me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

Ndërsa këtë të shtunë u zhvilluan 2 ndeshje të tjera. Dinamo luajti në Elbasan Arena me Laçin duke e fituar me rezultatin 3-1 dhe tani është ajo ndjekësja më e afërt e Teutës pasi shkon në 12 pikë, ndërsa Laçi shkon në 7 pikë dhe është në vendin e katërt, me 2 pikë më pak se Egnatia e vendit të tretë.

Po këtë të shtunë Vora dhe Skënderbeu morën nga një pikë në përballjen mes tyre që u mbyll me barazimin 1-1 me skuadrat që nuk pësojnë ndryshime në renditje me Vorën që mbetet në vendin e 8 por tani me 4 pikë, ndërsa Skënderbeu në të 9 me 3 pikë.

Java e pestë e Abissnet Superiore do të mbyllet këtë të dielë me 2 ndeshjet e tjera, Tirana-Elbasani dhe Egnatia-Partizani.

 

Top Channel