Dejvi Bregu spikat edhe larg Dinamos, gol dhe asist për të në futbollin arab(VIDEO)
20/09/2026 10:56
Dejvi Bregu bëhet protagonist në ndeshjen e radhës së skuadrës së tij Al Zulfi me Al Raed e vlefshme për javën e 6 të divizionit të dytë të futbollit arab e fituar me rezultatin 4-0.
Ish futbollisti i Dinamos në këtë ndeshje shënoi dhe dha edhe një asist në këtë sukses të Al Zulfit. Fillimisht Bregu dha asist për golin e Diallo në minutën e 40, një gol që e çoi rezultatin në 2-0.
Më pas, Dejvi bregu fiksoi shifrat përfundimtare 4-0 të Al Zulfit, një gol që fillimisht u anulua por që u konfirmua nga sistemi VAR.
Deri në këtë moment në këtë sezon me Al Zulfi, Dejvi Bregu ka arritur të shënojë 2 gola dhe të japë një asist.
VIDEO e asistit të Bregut
VIDEO e golit të Bregut
Top Channel