Lazio nuk fal në transfertë, Zaccagni dhe Noslin ngjitin Gattuso-n në majën e Serie A
Barcelona ka marrë një tjetër fitore në La Liga, duke përmbysur Sevillan me rezultatin 3-1 në transfertë, në një ndeshje ku protagonisti absolut ishte Raphinha.
Sevilla kaloi e para në avantazh në minutën e 19-të. Youssouf Fofana përfitoi nga një aksion i vendasve dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur tifozët në “Ramón Sánchez-Pizjuán”.
Reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm. Vetëm tre minuta më vonë, në të 22-tën, Raphinha barazoi shifrat me një goditje të saktë pas një aksioni individual, duke rikthyer qetësinë te skuadra e Hansi Flick.
Në pjesën e dytë, braziliani goditi sërish. Në minutën e 52-të, Raphinha shënoi golin e dytë personal dhe përmbysi plotësisht ndeshjen. Barcelona vazhdoi të kontrollonte lojën dhe në minutën e 69-të erdhi edhe goditja e tretë e sulmuesit brazilian. Raphinha kompletoi kështu tripletën dhe i dha Barcelonës fitoren 3-1 në një tjetër paraqitje të fuqishme në kampionat.
Top Channel