Foto/ Viktima që u ekzekutua njihej me emrin “Tani Ruzhdiut”, plagosja e dy personave me armë zjarri në Sarandë solli sagën e hakmarrjes

20/09/2026 10:53

Viktima 44-vjeçar që u vra me armë zjarri në Sarandë njihej si “Tani Ruzhdiut”.

Viktima me precedentë të shumtë penalë, i përfshirë një një plagosje një vit më parë.

I plagosur edhe një kalimtar rasti, Xhevdet Skëndaj, i cili po priste për punë dhe e ka kapur plumbi rikoshetë. Atentati në qendër të Sarandës nga dy persona të maskuar të hipur mbi një motor.

Murtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4 Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.

Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, ndërkohë që Artan Murtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes.

Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jaçaj, Isuf Jacaj, ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos.

Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh. Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj.

Artan Murtaj gjithashtu njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”.

Top Channel