Juventusi vijon të përndiqet nga dëmtimet. Infermierisë së klubit bardhezi tani i shtohet edhe emri i Kamil Grabarës. Gardiani polak pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë gjatë seancës stërvitore të pasdites së kësaj të shtune.

Futbollisti iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësorë në JMedical të cilat evidentuat dëmtim të ligamentit të kryqëzuar në pjesën e përparme të gjurit të djathtë. Në ditët në vazhdim, Grabara do t’iu nënshtrohet konsultave ortopedike për të përcaktuar terapinë që do të ndjekë për procesin e riaftësimit.

Kështu, trajneri Luciano Spalletti humbet edhe portierin e dytë të skuadrës që mbrëmjen e së enjtes bëri debutimin e tij me bardhezinjtë në Europa League ndaj Nec Nijmengen një ndeshje të cilën Juventusi e fitoi me rezultatin e thellë 5-0.

Top Channel