Në foto personi që mbeti i plagosur

Artan Myrtaj është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë.

44-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, teksa autorë kanë qenë dy persona me skafandër që lëviznin me motor.

Ai rezulton i arrestuar nga Policia e Sarandës në vitin 2025, për përkrahje të autorit, pas një rasti plagosjeje në qytetin ku mbeti viktimë.

Asokohe ai ishte shpallur në kërkim si një nga personat e dyshuar të shpallur në kërkim në plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. Ngjarja ka ndodhur në 2025 për një pronë në vijën bregdetare.

44-vjeçari Murtaj akuzohej për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Detajet/ Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset dhe një kalimtar

Top Channel