Shqipëria dhe Gjermania firmosën sot marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve, ku përfitojnë gati130 mijë shqiptarë rezidentë në Gjermani.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Ambasada Gjermane në Tiranë ka treguar sesi do te funsionojnë patentat shqiptare atje.

Theksohet se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në 1 qershor të këtij viti, ku zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motoçikletë, veturë, kamion dhe autobus), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

Kjo vlen për shqiptarët me rezidencë në Gjermani, të cilët qëndrojnë për të paktën 185 ditë në vit atje.

Rregullorja e re vlen për zotëruesit e një lejeje drejtimi të lëshuar pas datës 24.01.2017 nga autoritetet përgjegjëse në Shqipëri, të cilët janë me vendbanim në Gjermani.

Zotëruesit e një patente lëshuar para datës 24.01.2017 në Shqipëri, me vendbanim në Gjermani para datës 24.01.2017, mund të kërkojnë informacion nëpërmjet Zyrës Federale për Mjetet e Transportit (KBA) nga autoriteti përgjegjës në Shqipëri në lidhje me posedimin dhe vlefshmërinë e lejes së drejtimit.

Rregullorja vlen për zotëruesit e një lejeje qëndrimi të lëshuar nga autoritetet gjermane, të cilët janë me vendbanim në Shqipëri(qëndrim prej jo më pak se 185 ditë për vit kalendarik).

Ambasada thekson se për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA