Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit tek autoritetet e Kosovës, gazetarja Hoxha jep detajet në Top Story: Ishte në Azerbajxhan për një takim, BKH i trokiti në derë, por…

22/09/2026 21:25

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka dhënë detaje mbi vetëdorëzimin e Vlora Hysenit te autoritete e Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme.

Hoxha tregon se kreu Hyseni ka udhëtuar në Azerbajxhan ku ka pasur në Baku një takim të shefave të SHISH-it të disa vendeve

“Ne gjetëm një njoftim hapjeje, ftesë për ofertë, se Vlora Hyseni ka udhëtuar në Azerbajxhan. Duhet të ishte në Tiranë në 00:30 të mesnatës së sotme. Nisja më 22 shtator nga Baku, 2 bileta.

Ka pasur në Baku një takim të shefave të SHISH-it të disa vendeve, ku i duhej të merrte pjesë edhe Vlora Hyseni.

Ajo që dihet zyrtarisht është që SPAK-u dhe Policia konfirmojnë se ka dalë nga Shqipëria pak ditë më parë dhe nuk gjendej në Shqipëri.

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë trokitur në shtëpinë e saj, afër Arenës, vetëm për procedurë. Kanë trokitur në derën e banesës, procedurialisht, dhe nuk ka pasur të tjerë.

Masa e sigurisë konsiderohet e ekzekutuar në pikën kufitare, ku Vlora Hyseni është paraqitur në pikën kufitare.

Pas kthimit, do të shkojë në Drejtorinë e Tiranës dhe më pas do të bëhet kontrolli i banesës”, u shpreh Hoxha.

Top Channel