Video/ Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

22/09/2026 16:32

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme.

“Është një nder të jem këtu në OKB, po bëjmë shumë përparim”, deklaroi Trump pas mbërritjes.

Më pas, presidenti amerikan iu drejtua një gazetareje të CNN, duke vijuar përplasjen e tij të vazhdueshme me transmetuesin amerikan.

“Jam i befasuar që CNN është këtu duke më mbuluar. Ju nuk duhet të jeni këtu; ju thatë se nuk do të më mbulonit”, tha Trump.

Top Channel