Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të Mërkurë
23/09/2026 07:07
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me përjashtim të vranësirave të pakta dhe kalimtare në relievet malore në lindje, nga orët e mesditës deri në pasdite.
Era do të fryjë nga verilindja–veriperëndimi me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 18 m/s.
Sa i përket detit, valëzimi parashikohet i forcës 2–4 ballë.
Top Channel