Rrjeti social Instagram po rezulton shumë fitimprurës për shumë persona të famshëm që mjafton një postim në këtë platformë për të shtuar llogaritë e tyre bankare me qindra mijë Paund.

Studimet në lidhje me këtë aspekt dhe tashmë është përpiluar edhe klasifikimi për personalitetet që kanë fituar më shumë nga Instagrami.

Në kategorinë e meshkujve, rekordin në këtë pikë e mban Cristiano Ronaldo me 38.2 milionë Paund. Në këtë aspekt portugezi ka të gjithë të drejtën për t’u mburrur pasi është i shkëputur ndjeshëm nga rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi që për 2019 siguroi 18.7 milionë Paund, një rezultat ky që shfaqet në klasifikimin e bërë nga Buzz Bingo.

Podiumin e personave të famshëm që fitojnë më shumë nga Instagrami e plotëson modelja Kendall Jenner me 12.7 milionë Paund që lë pas një ikone që sportit britanik siç është David Beckam, pronari i Inter Miamit i pozicionuar në vendin e katërt me 8.6 milionë Paund të fituara nga postimet e tij në Instagram
Cristiano Ronaldo është ai që ka më shumë ndjekës në Instagram, 194 milionë dhe gjatë këtij viti ai ka bërë 49 postime teksa promovoi këpucët e tij të futbollit Nike, linjën e tij të parfumeve apo klinikën e tij të konsultës për flokët

FOTO GALERI
4/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA