Prej vitesh tashmë, festat e kungimeve të para në Napoli janë bërë më të rëndësishme se vetë dasmat. Sidomos për çifte që i kanë lindur fëmijët para se të martohen, dhe në vend të dasmës bëjnë të madhe festën e kungimit.

Edhe pse në vitin 1910 Papa e uli moshën e kungimit nga 10-14 vjeç në 7, (mosha kur fëmija lidhet me perëndinë) tashmë kjo festë ka shkuar përtej ritit fetar. Kungimi i një fëmije përjetohet si një dalje në moshë që meriton të festohet, në shumë kuptime. Sidomos për vajzat, të cilat quhen “nuse të vogla” dhe që vishen në fakt me fustane të ngjashme me të nuseve.

Tradita i mbush napoletanët me detyrimin moral që ta bëjnë këtë festë sa më të bukur, sa më të shtrenjtë, sa më të paharrueshme. Fotografja Diana Banjoli ka ndjekur festa e kungimeve të organizuara nga Ivana dhe Miriam Pipolo, në Napoli.

FOTO GALERI
1/19
Vajza që ka ditën e kungimit bën foto me prindërit duke dalë nga shtëpia. Prej vitesh tashmë, festat e kungimeve të para në Napoli janë bërë më të rëndësishme se vetë dasmat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA