Nis “Serenights Festival”, rikthehen tingujt e kitarave dhe magjia e serenatave në qytetin e Korçës

18/09/2026 12:25

Me tingujt e kitarave dhe magjinë e serenatave, në Korçë ka nisur edicioni i tretë i “Serenights Festival”.

Nata e parë i është dedikuar brezit të ri të artistëve, të cilët ruajnë dhe interpretojnë serenatat korçare, duke dëshmuar se kjo traditë e çmuar jo vetëm që nuk po zbehet, por po trashëgohet me dashuri nga brezi në brez.

Por sipas organizatorëve Festivali i cili do të zgjasë 4 netë do të zhvendoset çdo natë në pika të ndryshme simbolike të qytetit, duke ofruar një përvojë të papërsëritshme të traditës në çdo kënd të Korçës.

Sigurisht këtij edicioni nuk do ti mungojnë emrat e artistëve të njohur korçarë që së bashku me të rinjtë dëshmojnë se tingujt e serenatës për Korçën janë një pasuri kulturore që mbetet më e gjallë se kurrë.

Top Channel