Mbreti i Mynihut shkruan historinë e Bundesligës, 100 gola në vetëm 98 ndeshje!
Bayern Munich dhuroi një tjetër spektakël në Bundesligë, duke shkatërruar 7-0 Union Berlin në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.
Bavarezët e zhbllokuan sfidën që në minutën e 18-të me Jamal Musiala, ndërsa Harry Kane dyfishoi avantazhin në minutën e 39-të nga pika e bardhë. Sulmuesi anglez realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 54-t, duke e çuar Bayern-in në një epërsi të frikshme.
Pjesa e dytë u kthye në një festival golash. Ismael Saibari shënoi në minutën e 70-të, ndërsa më pas erdhi spektakli i Michael Olise. Francezi realizoi në minutat 73, 76 dhe 43, duke kompletuar një tripletë personale dhe duke vulosur fitoren e thellë 7-0.
Një mbrëmje perfekte për Bayern-in, që tregoi forcën e madhe sulmuese, ndërsa Union Berlin u dorëzua plotësisht përballë ritmit dhe cilësisë së kampionëve.
Top Channel