Historia e dytë që u trajtua në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e nënë Haxhiresë ose siç e quante veten “nëna e halleve”. Nënë Haxhireja kishte kaluar shumë vështirësi në jetë. Në moshë të re ajo kishte mbetur e vetme pasi familjarët e saj kishin ndërruar jetë. Vite më vonë jeta i kishte dhënë një tjetër goditje duke humbur bashkëshortin dhe djalin e saj.
Një grindje mes 3 shokësh, për pak mund të përfundonte në një tragjedi në qytetin e Fierit.
Ashtu siç Top Channel kishte paralajmëruar, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi zyrtarisht me shumicë votash që Kuvendi i 28-29 Prillit nuk do të jetë zgjedhor, por do të fokusohet vetëm te ndryshimet statutore.
Banorët e fshatit Ludricë të Njësisë Administrative Iballë në Pukë denoncojnë masakrën në pyjet e zonës.
Këtë javë programi “Dua të të bëj të lumtur” u hap me një histori të pazakontë. Për herë të parë si personazh i një historie ishte një drejtues i një kompanie, Ervin Shijaku.
Që nga Roy Moore, Harvey Weinstein e deri te Blake Farenthold, viti i shkuar ka qenë si një skandal i gjatë seksual. Por si ka mundësi që skandaleve u ka shpëtuar pa lagur presidenti Trump, i cili ka disa histori jashtë martesore dhe që është kapur në video duke u mburrur për agresion seksual?
Skënderbeu ka marrë një tjetër fitore, teksa ka mposhtur Kamzën me rezultatin 3-2, duke i shkuar edhe më pranë titullit kampion.
Sa është vlera e pronave të shqiptarëve të vjetër në Greqi? Si ndodhi në disa faza konfiskimi i tyre?
Periudha informale e artit evropian dhe amerikan nisi menjëherë pas luftës së dytë botërore e vazhdoi deri në vitet 50.
Me rastin e Vitit Kulturor Shqipëri-Austri 2018, Ambasada e Austrisë në Tiranë dhe Advantage Austria, nën kujdesin e Bashkisë së qytetit të Vjenës dhe Bashkisë Tiranë, sjellin për herë të parë në Tiranë, “Ballon Vjeneze”.
Liverpooli vijon ecurinë e mirë edhe në Premier League, teksa sot mposhti Bournemouthin me rezutlatin e thellë 3-0.
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u propozuan ndryshime të reja statutore, foli edhe ish deputeti Arben Imami.
Nustret Haxhiu është 81 vjeç dhe peshkimi mbetet pasioni i tij. Prej gati 70 vitesh ai del çdo ditë në det me anijen e tij dhe ndihmës sot ka të birin, Ilirin.
Partitë politike shqiptare në Mal të Zi, që njihen për divergjenca të shumta, këtë herë kanë rënë dakord që vota e tyre të shkojë për Milo Gjukanoviçin ne zgjedhjet presidenciale të së dielës.
Pedagogu Sokol Abazi akuzon një kolegun e tij se ka fituar titullin e doktoraturës përmes botimit të artikujve shkencorë të vjedhur.
Komisioni Europian vendosi një barrierë të madhe në rrugën e Turqisë drejt bisedimeve për anëtarësim, pasi tha se Ankaraja zyrtare ka ndërmarrë hapa seriozë që e largojnë nga Bashkimi Europian.
Minierat e Bulqizës vijojnë të marrin jetë njerëzish, teksa pasditen e sotme fatkeq ka qenë 37-vjeçari me inicialet A.Sh.
Ka nisur pasditen e sotme mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku po diskutohet për ndryshimet statutore.
Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla ka reaguar pas akuzave të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, që e cilësoi atë një njeri të korruptuar dhe pa integritet.
Pas eliminimit të befasishëm dhe të rëndë në Champions League, për shkak të humbjes 3-0 në Romë, Barcelona rigjeti qetësinë në kampionat, ku nuk njeh humbje prej 32 javësh, teksa sot iua afrua edhe më shumë titullit.
Familja e një modeleje 18-vjeçare holandeze, e cila ra nga kati i 14 i një pallati në Kuala Lumpur duke humbur jetën, kanë reaguar duke thënë se vajza e tyre është vrarë.
Kastrioti rikthehet në Superligë. Fitorja 2-0 ndaj Besëlidhjes, në Krujë, i jep mundësinë që vitin e ardhshëm, ekipi krutanë të jetë mes ekipeve më të mira në Shqipëri.
Kryendeshja e javës së 29 të Superligës, mes Kukësit dhe Partizanit, nuk pati aspak histori. Në ‘Zeqir Ymeri’, vendasit dominuan dhe arritën të marrin një fitore bindëse 4-0, të frymëzuar edhe nga një Sindrit Guri në formë spektakolare.
Rene Casselly Junior, 21-vjeçari nga Hungaria është bërë hit në internet me një video të tij të fundit, ku realizon një kosh spektakolar teksa ndihmohet nga elefanti.
Një gjykatë në Francë ngriu asetet dhe çdo pasuri të legjendës franceze Johnny Hallyday, ndërsa përgatitet që të marrë vendim për testamentin e yllit të rrokut.
Skuadra e Udineses ëshët zhytur sërish në një krizë rezultatesh dhe loje, teksa pasditen e sotme ka pësuar humbjen e 9 radhazi.
Ndonëse prova për t’u bërë futbollist nuk shkoi ashtu siç pritej, Usain Bolt vijon të mbetet në qendër të vëmendjes.
Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti ekzekutimin perfekt të sulmeve ajrore ndaj Sirisë, ndërsa shtoi në mesazhin e tij në “Twitter” se misioni u krye.
Deri në minutën e 60 ishte në disavantazhin e dy golave, por në vazhdim gjithçka foli për Chelsean e Contes në transfertën e Southampton, ku arriti të shënojë 3 gola dhe të dalë me pikë të plota që i mbajnë gjallë shpresat për Champions.
Hamilton lëshoi alarmin në fillim të javës, për të mos u larguar nga ritmi i Ferarit, por duket se Mercedes ende nuk po i përgjigjet. Dhe britaniku mendon se të dielën gara do të jetë në malore për të dhe skuadrën.
Ylli i reality show-t britanik “Love Island”, Georgia Harrison ka zgjedhur Marbelan për të kaluar disa ditë të qeta nën rrezet e diellit dhe plazhit të mrekullueshëm.
Ferrarri për të dytën garë radhazi do t’i ketë makinat në lijën e parë të nisjes dhe një gjë e tillë nuk ndodhte që nga viti 2006. Por pavarësisht këtij rezultati për skuadrën, Kimi Raikkonen nuk është shumë i kënaqur.
Tirana rikthehet ë Superiore. Skuadra bardheblu ka siguruar matematikisht vendin e parë në Kategorinë e Parë, që i jep mundësinë të ngjitet një kategori më lart.
Kishte kohë që Ferrarri nuk kishte një nisje të tillë sezoni dhe me një makinë që është pothuaj perfekte, Sebastian Vettel fiton edhe më shumë siguri. Gjermani bëri një xhiro fantastike në sesionin final të provave kualifikuese, që i kanë dhënë mundësinë të niset i pari në Kinë.
Një ekip ekspertësh nga Instituti i Monumenteve të Kulturës është duke kryer vlerësimin e dëmeve strukturore dhe atyre të afreskeve në Kishën e Apostujve në Hoshteve. Projekti i restaurimit që do të pasojë vlerësimet teknike pritet të zbatohet brenda verës së këtij viti.
Kanë kaluar 3 vite nga atentati i supozuar që trazoi politikën vend, por dosja për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin vazhdon të përcillet nga njëra gjykatë në tjetrën.
Të papunët që regjistrohen në shkollat apo qendrat e formimit profesional do të përfitojnë pagesë mujore nga qeveria.
Ura e Drojës në Mamurras vijon të jetë e shkatërruar që nga dhjetori i shkuar, kur zona u përmbyt nga reshjet e shumta. Banorët, në mënyrë të veçantë fëmijët, vijojnë të jenë të rrezikuar çdo ditë, ndërsa Bashkia thotë se nuk ka fonde për ta rikthyer në urë funksionale.
Sirianët që i shpëtojnë luftës, e cila po zgjat prej gati 7 vjetësh janë të shpërndarë anë e mbanë botës. Një pjesë e tyre kalojnë nëpër Shqipëri dhe si destinacion kanë vendet e BE-së. Por rreth 100 siriane kanë kërkuar azil politik në Shqipëri. Ata nuk duan të kthehen në Vendlindje dhe nuk janë informuar mbi zhvillimet e fundit atje.
E gjithë linja politike shqiptare ka dalë në krahë të SHBA-së për sulmet ndaj Sirisë.
Aneta Rama mori titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, por çmimi është tërhequr nga djali i saj, kryeministri Edi Rama në një ceremoni të zhvilluar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës.
Massimiliano Allegri është kthyer të flasë 3 ditë pas eliminimit nga Champions League kundër Realit dhe ka marrë në mbrojtje kapitenin Buffon.
Napoli është një nga skuadrat që luan futbollin më të bukur dhe më dominues në botë, dhe e gjitha kjo për meritë të Maurizio Sarrit. Trajneri drejton napolitanët prej 3 sezonesh dhe ka arritur të implementojë idetë e tij, duke fituar respektin e shumë teknikëve me emër në botë.
Për herë të fundit kur e pamë të rebelohej, ai goditi me kokë Materazzin dhe humbi Kupën e Botës. Zinedine Zidane e ka bërë përsëri këtë gjë, teksa ka ngritur tonet në konferencën për shtyp përpara takimin me Malaga në kampionat, por që më shumë ka folur për ndeshjen me Juven.
Nevoja per reforme ka pushtuar edhe vete akademinë suedeze të Nobelit, që e ndan çmimin prestigjoz prej një shekulli. Institucioni është pllakosur nga disa skandale të cilat nuk lidhen me kritikat që kanë rrethuar në mjaft raste zgjedhjet e tij për çmimin e shumëlakmuar.
The Verge shkroi mbi dizajnin e ri të Gmailit,që do të vinte në javët e ardhshme, ndërkohë që së fundmi ka postuar dhe fotot se si do të jetë ai.
Fushata në Mal të Zi u mbyll për t’i lënë vendin heshtjes zgjedhore përpara votimit të së dielës, i cili sheh të rikthehet me forcë në skenën politike të fundit një figurë veterane e saj: Milo Gjukanoviç.
Regjisori i madh çek, Millosh Forman, i njohur per filmat e tij, disa nga te cilet kane rrembyer nje sere cmimesh oskar, perfshire te famshmin “ Amadeus“, ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.
Elvana është e vendosur të pushtojë tregun muzikor shqiptar dhe duket se këtë gjë e ka bërë më së miri. Këtë javë, artistja ka hyrë në grupin e artistëve me 6 këngë në klasifikimin e “The Top List”.
Pamjet vijnë nga televizioni sirian, i cili ka bërë të ditur se nga sulmi i SHBA, Britanisë dhe Francës në Damask dhe Homs mbetën të plagosur tre civilë.
Ka tentuar të shtrijë një tubacion uji për në shtëpinë e tij, por ka rrëshqitur aksidentalisht, duke rënë nga 59 m lartësi.
Neymar është gati, ose më mirë pothuaj gati. Një maj nga dëmtimi i rëndë në kavilje, që i kushtoi edhe një ndërhyrje kirurgjikale, braziliani duket të jetë rikuperuar.
Rrugëtimi i tij nisi aty, ku prej vitesh përzgjidhet zëri më i mirë i shqiptarëve, “The Voice of Albania”. Stenaldo Mëhilli u prezantua si një i ri plot talent dhe energji, i cili që në performancën e parë bindi Alma Bektashin, që të kthente karrigen për ta bërë pjesë të skuadrës së saj.
Vetëm natën e të premtes policia e Tiranës ka pezulluar plot 28 patenta në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare gjysma e tyre janë për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, shpejtësi që në radar është regjistruar plot 173 km/h.
Teksa kanë mbetur edhe tetë ditë nga 22 prilli, Dita e Tokës, Veliaj bën të ditur se objektivi është të arrihet në 122 mijë pemë.
Njerëzit që janë afër vdekjes prodhojnë disa tinguj të zhurmshëm rreth 23 orë para se të ndahen nga jeta, dhe këtë e thonë doktorët.
Nga nëntori i vitit 2017, me arsyetimin e nxitjes se turizmit dhe lehtësimit të kushteve për investitorët e huaj, qytetarëve iraniane u lejohet udhëtimi pa viza në Serbi.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka cilësuar sulmin ndaj Sirisë si një përgjigje në kohë ndaj përdorimit, për të disatën herë, të armëve kimike nga regjimi sirian.
Lëvizja Socialiste për Integrim nis procesin e riorganizimit tërësor të partisë dhe ky proces nis nga Skrapari, sipas nënkryetarit të saj Luan Rama.
LSI renditet në anën e aleatëve për sulmet në Siri, duke e quajtur një iniciativë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Polena është një nga zonat e Korçës që është e fokusuar kryesisht tek pemëtaria. Por fermerët thonë se çdo vit po mbjellin më pak, pasi kostoja e plehrave kimike është shumë e lartë.
Kryeministria ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën në Shkodër. Në një njoftim për median zyra e kryeministrit thotë se vizita në Shkodër është e shpikur nga PD-ja.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke rikujtuar se regjimi sirian nuk ka shënjestruar civilët me armë kimike për herë të parë, theksoi se ky sulmi duhet të jetë i fundit.
NATO ka mbështetur ndërhyrjen ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri, në të cilin u bombarduan disa fabrika ku prodhoheshin armë kimike për regjimin e Assad.
Bazuar në shenjën e horoskopit të një burri apo një gruaje, ne mund të studiojmë sjelljen e tij/saj kur ai/ajo bie në dashuri.
Një çantë e harruar që pasditen e të premtes në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej” ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me fermerë të Elbasanit ku tha se qeveria dhe Edi Rama po përpiqen të bëjnë një kolektivizim të dytë të fshatit.
“Punësimi në trend të vazhdueshëm rritës, Banka Botërore konfirmoi ne raportin e fundit se rritja ekonomike në Shqipëri ka stimuluar krijimin e vendeve të reja të punës”, deklaroi ministri Arben Ahmetaj nga Shkodra ku është Panairi i parë i Punës i organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Bizneset dhe banorët që nuk janë dëmshpërblyer nga shteti për dëmet që u shkaktuan nga përmbytjet kanë protestuar këtë të shtunë, teksa pritej që të shkonte kryeministri Edi Rama.
Tensionet SHBA-Rusi janë në pikën më kritike prej Luftës së Ftohtë dhe frika për një Luftë Bërthamore sa vjen edhe rritet. Por çfarë do të ndodhte nëse një raketë bërthamore do të binte në një qytet të madh?!
Shumë prej nesh mundohen përditë për pamjen duke kërkuar dieta të reja që mund të na ndihmojnë të arrijmë peshën që dëshirojmë.
Partia Demokratike përmes një njoftimi për mediat ka shprehur mbështetjen e saj për ndërhyrjen ushtarake të perëndimit në Siri.
Ferrari dhe Sebastian Vettel po dominojnë starin e sezonit të ri të F1, teksa edhe në Kinë kanë bërë diferencën.
Lufta siriane ka qenë një katastrofë që është zhvilluar ngadalë, e ka përfshirë pothuajse tërë botën. Më poshtë është një analizë e Washington Post, se si filloi, pse u bë aq e komplikuar dhe çfarë mund të ndodhë më pas.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri duke u shprehur se negociatat me koncesionarin vijojnë, tha se do të ketë tarifë të reduktuar për banorët e Kukësit. Sipas tij përfitojnë mjetet e transportit publik e përdoruesit e shpeshtë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur dhe më herët se Gjermania nuk bën ndërhyrje ushtarake në Siri, teksa mbështet sulmet e SHBA, Britanisë dhe Francës kundë përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve.
Me apo pa kapuç. Me stampime apo me dantella, me shumë ngjyra apo një ngjyrëshe, me logo apo pa logo, e gajtë apo e shkurtër, apo oversize. Në çfarëdo lloj forme të jetë bluza që adhuroni më shumë pa dyshim është e nevojshme këtë pranverë.
Kreu i shtetit Ilir Meta është i pari zyrtar i Shqipërisë që reagon për sulmet amerikane në Siri, duke renditur vendin përkrah aleatëve perëndimorë.
Milani pritet të ndëshkohet nga FIFA për shkelje të Fairy Play financiar për shkak të shpenzimeve të mëdha në merkaton e lënë pas, e me gjasa nëse kuqezinjtë do të dëshirojnë të blejnë më parë duhet të shesin lojtarët.
Nga tregu vietnamez në shkallët ngjitëse të deleve, zbuloni garën prestigjioze të fotografisë Smithsoniane.
Projekti i Bashkisë së Tiranës për kthimin e shkollave të kryeqytetit në qendra komunitare ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave botërore.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpreh qëndrimin e qeverisë së tij pro sulmeve të Aleatëve Perëndimor në Siri.
Pas atij eliminimi të befasishëm në Champions League përballë Romës, Barcelonës tashmë nuk i ngelet gjë tjetër veçse të shijojë titullin kampion në La Liga.
E keni provuar ndjesinë e diçkaje që duket shumë mirë për të qenë e vërtetë, dhe shihni se majft gjëra kanë ndodhur në favorin tuaj së fundmi dhe ju duket e dyshimtë?
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kërkon që prokuroria të hetojë edhe oficerët që hynë në sallën e Kuvendit të enjten të armatosur.
Trump hyri në aksion pas sulmit të armëve kimike nga ana e forcave të presidentit Assad. Tre vende janë goditur në Siri, nga tre vende që kanë organizuar operacionin dhe për momentin janë tre të plagosur mes civilëve.
Fundjava vijon me diell në territor, ku ka vranësira të herë pas hershme, kryesisht në veri dhe në zonat lindore.
Hëna sot ju nxit të bëni një udhëtim në zbulim të vendeve të reja, sidomos, në zbulim të vetes suaj.
Pas sulmeve të përqendruara të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri ka reaguar edhe Moska.
Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmoi zyrtarisht se avokati i presidentit Trump, Michael Cohen është nën hetim penal.
Tre automjete janë djegur gjatë natës, dy në qytetin e Vlorës dhe një në fshatin Bishan.
Gjatë një daljeje për shtyp, mes shumë emocionesh dhe përlotjeje, presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno konfirmoi vdekjen e dy reporterëve dhe shoferit të tyre, të marrë peng pak ditë më parë.
Kur kanë kaluar 5 muaj që nga momenti kur Italia u eliminua nga Suedia dhe mbeti jashtë kampionatit botëror ‘Rusi 2018’, por Gian Piero ventura duket se ende nuk ka ndërmend të flasë.
Pas paralajmërimit të presidentit Trump, se do të marrë një vendim mbi Sirinë, pritja ka marrë fund tashmë.
Edhe gjatë së premtes kanë vazhduar trazirat në kufirin mes Gazës dhe Izraelit. Mbi 500 palestinezë kanë mbetur të plagosur në përballjen me ushtarët izraelitë, të cilët janë zotuar të mbrojnë kufirin.
Luciano Spalletti është shfaqur shumë optimist në prag të sfidës mes Atalantës dhe Interit, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje. Në konferencën për shtyp trajneri i zikaltërve tha se ka besim të skuadra që stërvit dhe se kualifikimi në zonën Champions është në dorë të Interit.
Trajneri i Crotones, Walter Zenga ka treguar sot se ëndrra e tij e vetme, e mbetur në sirtar është që të stërvitë skuadrën e Interit.
Mes emocionesh përfundon mbrëmja Gjysmëfinale e edicionit të dytë të ‘The Voice Kids’.
Ana dhe Denisi janë artistët e vegjël nga skuadra Miriam të cilët i janë bashkuar 4 finalistëve të tjerë.
Mbrëmja e sotme ka qenë shumë emocionuese dhe plot me surpriza. Skuadra e tretë në garë ishte Skuadra Miriam.