Kishte kohë që Ferrarri nuk kishte një nisje të tillë sezoni dhe me një makinë që është pothuaj perfekte, Sebastian Vettel fiton edhe më shumë siguri. Gjermani bëri një xhiro fantastike në sesionin final të provave kualifikuese, që i kanë dhënë mundësinë të niset i pari në Kinë.

“Isha i kënaqur më të gjithë xhiron që zhvillova, jo vetëm në sektorin e tretë të pistës. Makina ishte fantastike dhe vazhdon të përmirësohet dhe për këtë jam i kënaqur. Sa i përket nisjes mendoj se pjesa nga niset Kimi është më e gomuar dhe duhet të jem i kujdesshëm”, tha gjermani.

Vettel është vërtetë shumë i suprizuar nga pole që arriti, duke patur parasysh që gjatë të gjitha sesioneve të provave të lira qëndroi pas shokut të tij të skuadrës dhe dy makinave Mercedes. “Nuk e prisja që të ishim kaq të fortë këtë fundjavë, sidomos nëse e bëjmë krahasimin me Mercedes dhe Red Bull. Për garën parashikimet janë për një ditë me diell dhe asfalt me temperatura të larta, kështu që duhet të administrojmë me kujdes garën”, deklaroi Vettel.

Top Channel