Bazuar në shenjën e horoskopit të një burri apo një gruaje, ne mund të studiojmë sjelljen e tij/saj kur ai/ajo bie në dashuri.

Ka nga ata që kanë tendencën ta fshehin dashurinë e tyre sepse janë tepërt të druajtur ose nga ata që e deklarojnë atë në mënyrë flagrante.

Ka nga ata që bien në dashuri një herë në muaj dhe nga ata që e bien një herë në jetë!

Horoskopi dhe yjet na sugjerojnë ato hollësi të vogla, të cilat janë në gjendje të na bëjnë të kuptojmë gjithçka që fshihet pas magjisë së dashurisë.

FOTO GALERI
1/12
Dashi - Elementi juaj është zjarri: Ju jeni jashtëzakonisht të nxehtë dhe të pasionuar dhe nganjëherë ju rrezikoni të ngatërroni dëshirën me rënien në dashuri. Ajo njihet nga fakti se pasionet zgjasin sa një zjarr kashte. Jeni me iniciativë dhe gjithmonë doni të organizoni diçka të re për të bërë me partnerin. Ju keni instinkt të fortë mbrojtës. I dorëzoheni atij plotësisht dhe jeni shumë bujarë edhe seksualisht. Por, gjëja më e mirë është që, kur bie në dashuri me të vërtetë, mund të jeni edhe besnikë!

Top Channel