Një çantë e harruar që pasditen e të premtes në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej” ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit.

Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë treguar se kur është lënë çanta.

Çanta është konstatuar paraditen e të shtunës nga rojet e parkingut që kanë lajmëruar menjëherë uniformat blu.Pavarësisht se informacionet e para thonë se nuk konsiderohet e dyshimtë, po kryhen verifikimet.

Top Channel