Pagat e gjyqtarëve/ “Vendos vetëm Kuvendi”, ministri Gogu në Komisionin e Ligjeve: Pavarësia pa llogaridhënie rrëshqet drejt papërgjegjshmërisë
15/09 13:18
Edi Rama prej thuajse 3 orësh po mban një konferencë për mediat e huaja dhe gjatë saj u regjistrua edhe një moment pikant.
Një gazetare irlandeze i kërkoi një nënshkrim në një libër dhe në këtë moment kryeministri nuk e kurseu ironinë dhe batutat.
“Për ishullin nuk ka ende asnjë skicë të paraqitur, sepse së pari duhet një marrëveshje. Dëshironi një dedikim?
Do t’ju shkruaj: Nga një vrasës flamingosh. Jeni irlandeze, shumë mirë, më pëlqejnë shumë. Nëse do të kisha një zgjedhje në një jetë tjetër, do të doja të isha irlandez.
‘Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh’. Shpresoj ta kuptojë edhe bashkëshorti, sepse duket shumë e dyshimtë”, u shpreh Rama.
Top Channel