Pas eliminimit të befasishëm dhe të rëndë në Champions League, për shkak të humbjes 3-0 në Romë, Barcelona rigjeti qetësinë në kampionat, ku nuk njeh humbje prej 32 javësh, teksa sot iua afrua edhe më shumë titullit.

Në sfidën me Valencian në “Camp Nou”, për skuadrën e Valverdes shënuan Suarez dhe Umtiti, të dy pas asisteve të Coutinhos, ndërsa Valencia ngushtoi diferencën në minutën e 86′, pas një penalltie të ekzekutuar saktë nga Dani Parejo.

Me këtë fitore, Barcelona çon përkohësisht në 14 pikë distancën nga Atletico ndjekëse, ndërsa çështja e titullit është e hapur vetëm matematikisht.

Nga ana tjetër, për fitoren e Barcelonës ka gëzuar edhe Reali, që mund të përfitojë dhe t’i marrë Valencias vendin e 3-të të renditjes, nëse fiton nesër ndaj Malagas.

Top Channel