Trajneri i Crotones, Walter Zenga ka treguar sot se ëndrra e tij e vetme, e mbetur në sirtar është që të stërvitë skuadrën e Interit.

Si një ish zikaltër, pasi ka mbrojtur portën e Interit rreth 20 vite më parë, ai ka treguar se dëshiron edhe njëherë të zbresë në ‘San Siro’ si pjesë e skuadrës së zemrës.

“Më mungon vetëm diçka, të jem trajner i skuadrës që dua dhe adhuroj, Interit. Nuk e di nëse do të ndodhë, por di se unë punoj çdo ditë për t’ia dalë. Ndonëse kam më tepër se 20 vite që nuk luaj më në portën e Interit, kur u riktheva në ‘San Siro’ për ndeshjen Inter-Crotone, më dukej sikur isha larguar një muaj më parë. Tifozët zikaltër janë shumë mirënjohës ndaj meje, ndaj do të doja që të kontribuoja edhe njëherë për suksesin e tyre”, deklaroi Zenga.

Top Channel