Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, lëndohen dy persona SPAK nuk arriti të provojë para gjykatës implikimin e Kristi Bixhekut si anëtar të grupit të Laert Haxhisë, të cilin e shpalli të pafajshëm për këtë akuzë, sikurse edhe për armëmbajtjen pa leje dhe sigurimin e mjeteve për të vrarë Genc Hidën.
Ndërkohë gjykata rikualifikoi akuzën për Bixhekun, të cilit nga akuza e shkatërrimit të shtëpisë me tritol të Bujar Trukut, iu riformulua një akuzë më e lehtë, ndryshe nga ajo e SPAK që është përkrahje e autorit të krimit, një krim për të cilin i pandehuri u dënua me dy vjet e katër muaj burgim.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se fajtor u gjet edhe bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani që është pjesë e të njëjtit proces, teksa i dyshuari si kreu i grupit Laert Haxhia është veçuar dhe po gjykohet me procedurë të zakonshme. Bashkëpunëtori i drejtësisë që ka hapur tre fraksione gjykimi nga shtatë vite burgim deklaroi gjykata i jepen 2 vjet e 7 muaj.
Bashkëpunëtori i drejtësisë i pohoi SPAK se tritolin në shtëpinë e Turkut e kishte hedhur ai, mbasi aty e kishte lënë Laert Haxhiu, ndërkohë që për ta larguar nga vendngjarja ishte aktivizuar Bixheku.
E megjithatë SPAK e konsideroi edhe Bixhekun si autor të shpërthimit, një akuzë që u gjet e pabazuar nga gjykata e posaçme. Ndërkohë që për planet për vrasjen e Genci Hidës, planet ishin kryer me urdhër të Haxhiut, eliminimi i të cilit u anulua mbasi porositësi u arrestua në Janinë. Megjithatë i penduari pranoi se nuk e kreu krimin, ndonëse ishte kërcënuar se nuk do kishte ku të shkonte.
Top Channel