Aneta Rama mori titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, por çmimi është tërhequr nga djali i saj, kryeministri Edi Rama në një ceremoni të zhvilluar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook kryeministri rrallë herë e përdor për të treguar të voglin Zaho, por kurrë për një mesazh të ndjerë për nënën e tij.

“I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës. Love you mom, krenar për ty”, shkruan Rama.

Mesazhin e tij Rama e ka shoqëruar me një foto të nënë Anetës dhe të voglit Zaho.

Posti nuk ka rëndësi, para nënës fëmija i vet është gjithmonë përulës, ashtu si ky mesazh i ndjerë i Ramës.

Top Channel