Hamilton lëshoi alarmin në fillim të javës, për të mos u larguar nga ritmi i Ferarit, por duket se Mercedes ende nuk po i përgjigjet. Dhe britaniku mendon se të dielën gara do të jetë në malore për të dhe skuadrën.

“Të premten bëmë një paraqitje shumë të mirë, por sot që temperaturat ishin më të ulëta nuk arritëm të gjejmë temperaturën e duhur të gomave. Dhe në fund Ferrari kishte një fuqi më të madhe, veçanërisht në kualifikuese, ndaj edhe ata përfunduan përpara nesh”, tha kampioni i botës në fuqi.

“Na duhet shumë punë, pasi të dielën do të jetë një ditë shumë e ndryshme, sepse sipas parashikimeve temperaturat do të jenë shumë më të larta dhe ne duhet të japim gjithçka kemi. Në kushte të temperaturave më të larta Ferrari ka qenë gjithnjë më mirë se ne, por në garën e fundit ishim ne. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Hamilton.

Top Channel