Foto LSA

Tirana rikthehet ë Superiore. Skuadra bardheblu ka siguruar matematikisht vendin e parë në Kategorinë e Parë, që i jep mundësinë të ngjitet një kategori më lart.

Fitorja 3-2 ndaj Pogradecit në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, i ka dhënë mundësinë skuadrës bardheblu që të sigurojë vendin e parë në përfundimin e një sezoni në kategornë inferiore. Tirana që një javë më parë mundësi Bylisin në trasfertë, i duhej vetëm 1 pikë për të siguruar këtë kualifikimin matematikisht.

Nën drejtimin e brazilianit Ze Maria, skuadra bardheblu ka bërë një sezon të shkëlqyer në Kategornë e Parë, duke arritur edhe me meritë të sigurojë edhe rikthimin në Superiore, në përballje me skuadra si Bylis, Apolonia, Pogradeci, Tomori, etj.

FOTO GALERI
1/7
Foto LSA

Top Channel