Mesfusha në fokus/ Mourinho kërkon yllin portugez të West Ham, superagjenti Mendes nis punën për lëvizjen e madhe
Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, është rikthyer sërish në qendër të interesimit të klubeve të mëdha të Arabisë Saudite. Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Al Hilal dhe Al Nassr po monitorojnë nga afër situatën e 29-vjeçarit dhe mund të ndërmarrin një ofensivë konkrete gjatë merkatos së verës.
Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se dy klubet saudite janë të gatshme t’i ofrojnë Barcelonës rreth 80 milionë euro për kartonin e brazilianit. Për më tepër, Raphinha mund të përfitojë një kontratë me vlerë katër herë më të lartë se paga që aktualisht merr te skuadra katalanase.
Pas këtyre lëvizjeve qëndron Fondi Sovran i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF), i cili vazhdon të investojë fuqishëm për të afruar emra të mëdhenj në Saudi Pro League. PIF pritet të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të paketës financiare që do t’i ofrohet futbollistit.
Megjithatë, deri tani Raphinha ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të qëndruar te Barcelona. Braziliani rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2028 dhe nuk ka ende negociata të avancuara për një largim të mundshëm.
Interesimi nga Arabia Saudite nuk është i ri. Edhe në vitet e kaluara pati tentativa serioze për ta bindur lojtarin të transferohej në Lindjen e Mesme, por ai vendosi të vazhdonte aventurën në “Camp Nou”. Vetë Raphinha ka treguar më parë se një bisedë me trajnerin Hansi Flick ishte vendimtare për të refuzuar një ofertë shumë të majme financiare.
Performancat e tij me Barcelonën kanë qenë mbresëlënëse. Në sezonin 2024-2025 ai realizoi 34 gola dhe dha 23 asistime, duke formuar së bashku me Robert Leëandoëski dhe Lamine Yamal një nga repartet më të forta sulmuese në Evropë. Edhe pse dëmtimet kanë ndikuar në statistikat e sezonit aktual, Raphinha mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës katalanase.
Nga ana tjetër, Barcelona ka përforcuar repartin ofensiv me transferimin e Anthony Gordon për 70 milionë euro, një lëvizje që mund të shtojë konkurrencën në pozicionin e brazilianit.
Në Arabinë Saudite besojnë se Raphinha përmbush të gjitha kriteret për të qenë një nga figurat kryesore që do të ndihmojnë në rritjen e mëtejshme të kampionatit vendas. Për këtë arsye, Al Hilal dhe Al Nassr pritet të vazhdojnë përpjekjet për ta bindur atë të largohet nga Barcelona gjatë muajve të ardhshëm.
Raphinha do të mbushë 30 vjeç më 14 dhjetor dhe mbetet një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës.
Top Channel