E kërkojnë në Shkodër, është në Vlorë: Kryeministria përgënjeshtron PD-në

14/04/2018 12:14

Kryeministria ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën në Shkodër. Në një njoftim për median zyra e kryeministrit thotë se vizita në Shkodër është e shpikur nga PD-ja.

“Kryeministri nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën sot dhe vizita e tij e supozuar, është shpikur nga Partia Demokratike për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj. Sot kryeministri është në Vlorë për të marrë pjesë në takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në Vlore, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Urdhri i Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Top Channel