Luciano Spalletti është shfaqur shumë optimist në prag të sfidës mes Atalantës dhe Interit, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje. Në konferencën për shtyp trajneri i zikaltërve tha se ka besim të skuadra që stërvit dhe se kualifikimi në zonën Champions është në dorë të Interit.

Me Atalantën një nga shanset e fundit për zonën Champions?
Javë pas jave e kuptojmë se shanset sa vjen e pakësohen, pasi po I drejtohemi fundit të kampionatit, ndaj duhet t’i shfrytëzojmë maksimalisht takimet e mbetura. Nesër duhet të luajmë mirë, por mbi të gjitha të marrim rezultat, sepse duke qenë se luhet derbi i Romës, mund të përfitojmë për t’u future në 4-shen e parë të renditjes.

Si është gjendja e Vecinos dhe Candrevës? A mund të luajë Rafinha më i tërhequr, në vend të Brozoviç?
Gjendja e tyre, ashtu si ajo e Mirandës, është për t’u vlerësuar deri në momentet e fundit. Gjithsesi edhe Atalanta ka shumë mungesa me peshë si Iliçiç, Petagna dhe ndonjë tjetër. Jemi në fund të kampionatit dhe të gjithë kanë problemet e veta. Rafinha mund të luajë edhe aty, por ai është një lojtar që ka shumë nevojë për të pasur topin në këmbë dhe për të nxjerrë skuadrën nga presingu. Për momentin mendoj se është më mirë të luajë aty ku është aktivizuar deri tani.

Çfarë mendoni për VAR-in dhe për reagimin e Buffon pas takimit me Realin?
Për VAR-in unë e kam thënë që nga dita e parë dhe në Për VAR-in unë e kam thënë që nga dita e parë dhe në çdo sallë konferencash, se është një risi e jashtëzakonshme, që duhet ngritur në nivele botërore. Një meritë kanë ata që e kanë ideuar dhe sjellë në këto momente në futboll, pasi kanë krijuar qetësi te të gjithë. Kanë enë disa të tjerë që nuk ishin të bindur mbi teknologjinë, në deri para ca kohësh. Për reagimin e Buffon nuk më takon mua as të flas dhe as ta analizoj.

Çfarë duhet të ndryshojë Interi, nga takimi me Torinon?
Ndryshe nga sfida me Torinon, mendoj se nesër në mbrëmje duhet të shënojmë gola. Mendoj se ndaj Torinos luajtëm vërtetë mirë dhe u ndëshkuam në një episode të pafat me Perisiç. Më pas fati i keq na ndoqi edhe në sulm, ku goditëm traversën, shtyllën si dhe në disa raste Sirigu u tregua vendimtar. Uroj që nesër të jemi më të qetë, më të shpejtë dhe më konkretë para portës.

Dalbert ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Interi…
Është një djalë shumë i mirë dhe ka thënë fjalët e duhura në momentin e duhur. Për mua nuk është momenti tani që të flas për të ardhmen e tij, por besoj se Dalbert meriton një trajtim shumë korrekt dhe të bindet për çdo zgjedhje që i ofrohet.

Top Channel